[go: nahoru, domu]

Jump to content

parim

Nga Wiktionary
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

PARIM m.

  • 1. Përfundim i përgjithshëm që del nga njohja e botës dhe që vihet në themel të një teorie, të një shkence a të një botëkuptimi; një nga tezat themelore, mbi të cilat ngrihet e shtjellohet dija e teoria në një fushë. Parim themelor (bazë). Parimet e përgjithshme. Parimet e marksizmit. Parimi i socializmit: secili sipas aftësie, secilit sipas punës. Parimet e fizikës (e mekanikës). Parimi i ruajtjes së energjisë.
  • 2. Vijë a rregull e përcaktuar sipas një botëkuptimi, që shërben si udhëheqje për veprimtarinë në një fushë politike e shoqërore; tezë themelore, pikëpamje a bindje e thellë, së cilës i përmbahet dikush në veprimtarinë e në qëndrimet e veta. Parim i drejtë (i gabuar). Parime të shëndosha. Parimi i mbështetjes në forcat e veta. Parimi i partishmërisë proletare. Parimet e politikës së jashtme. Parimet e moralit komunist. Njeri me (pa) parime. Mungesë parimesh. Ndjek një parim. E ka (e ka vënë) si parim. U përmbahet parimeve. Nuk i shkel parimet. Nuk bën tregti me parimet. Nuk luan nga parimet.
  • 3. Rregull themelor a ide drejtuese, sipas së cilës ndërtohet diçka. Parimi fonetik (morfologjik). gjuh. Parimi i ndërtimit të një makine.
  • Në parim
  • a) në çështjet kryesore a themelore, në thelb; nga ana parimore, parimisht;
  • b) nga ana teorike, teorikisht.