[go: nahoru, domu]

Jump to content

Aleksandër Beljajev

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Aleksandër Beljajev

Aleksandër Romanoviç Beljajev (Rusisht : Aлекса́ндр Рома́нович Беля́ев, 1884-1942) ishte një autor rus (sovietik) i gjinisë të librave fantastiko-shkencor. Vepra e tij midis viteve 1920 dhe 1930 e bëri një prej figurave më të mëdha të letërsisë fantastiko-shkencore në ish-Bashkimin Sovjetik. Disa nga veprat e Beljajevit janë : Njeriu Amfib, Shitësi i Ajrit, Ariel, etj.

Jeta

I lindur në Smolensk, në moshën 30 vjeçare u sëmur nga tuberkulozi. Kura doli e pasuksesshme dhe infeksioni u përhap në të gjithë shtyllën kurrizore, duke i sjellë paralizimin e këmbëve. Beljajevi vuante nga dhimbjet e vazhdueshme dhe qëndroi i paralizuar për gjashtë vjet. Në kërkim të kurës së duhur ai u shpërngul në Jaltë bashkë me nënën dhe dadon e tij. Gjatë pushimit në spital lexoi veprat e Zhyl Vern, H. G Uells, Kostantin Tsiolkovskit dhe filloi të shkruante poezi.

Në vitin 1922 arriti ta mposhtte sëmundjen e tij dhe në vitin 1923 u kthye në Moskë, ku filloi seriozisht aktivitetin e tij si një shkrimtar i novelave fantastiko-shkencore. Novela e tij e parë, Koka e Profesor Douellit (Голова Профессора Доуэля) u publikua në vitin 1925. Në vitin 1931 u vendos në Leningrad bashkë me gruan dhe vajzën e madhe, pasi vajza e vogël (gjashtë vjeç) kishte vdekur më 1930, nga meningjiti. Beljajevi u takua në Leningrad me H. G Uells, gjatë vizitës së tij në BRSS më 1934.

Vitet e fundit të jetës së tij, Beljajevi i kaloi në qytezën Pushkin (në periferi të Leningradit). Gjatë sulmit të Gjermanisë ndaj Bashkimin Sovjetik (Lufta e Dytë Botërore) ai refuzoi të evakuohej, pasi po merrte veten nga një operacion të cilit i ishte nënshtruar disa muaj më parë.

Ai vdiq nga uria në qytetin e Pushkinit më 1942, kur ishte akoma i pushtuar nga forcat naziste. Bashkëshortja dhe e bija, të cilat arritën të mbijetonin u çuan në një kamp përqëndrimi në Poloni. Vendi i saktë i varrimit nuk dihet. Në varrezën Kazanskoe të qytetit të Pushkinit është vendosur një memorial guri në vendin ku thuhet të jetë varrosur trupi i tij.

Referimet