Hytbeja e Lamtumirëse
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Hytbeja e Lamtumirës (arabisht: خطبة الوداع, Khuṭbatu l-Wadāʿ, turqisht: Veda Hutbesi) është fjalimi i fundit i të dërguarit të fesë islame, Muhammedit, drejtuar besimtarëve myslimanë më 9 Dhulhixhxhe të vitit 10 hixhri (6,7,8 ose 9 mars 632),[1][2] gjatë kryerjes së haxhit të tij të parë dhe të fundit.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky fjalim i fundit ka përmbajtjen si vijon:
O ju njerëz ! Dëgjoni çka do t'ju them, sepse nuk e di se a do t'ju takoj juve në këtë vend pas këtij viti.
O ju njerëz ! Frikësohuni Allahut dhe respektonie atë. Bëhuni të njerëzishëm e të drejtë ndaj vetës e ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të Allahut. Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj janë të shënjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vënd.
- Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit njerëzor.
- Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe vaj për atë kush e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Allahut.
- Ju o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t'i ktheheni Allahut të Amshueshëm dhe Ai do tju thërrasë në përgjegjësi për veprat dhe punën tuaj.
- O besimdrejtë ! Ta dini, ta mbani në mënd, dhe të jeni të bindur, se ka përfunduar koha e mosdijës dhe e traditave të këqia, të cilat aq fatkeqësi i kanë sjellë gjinis njerëzore. Unë ju kam treguar rrugën e shpëtimit të cilës duhet ecur.
- Gjërat të cilat u janë dhënë në amanet, ruani si të juajat dhe kthejini besnikërisht dhe me kohë atij të cilit i përkasin.
- Gjakmarrja është e ndaluar, të gjitha akuzat e këtilla të cilat rrjedhin nga koha e para Islamit, anulohën. Akuza e parë e tillë e cila anulohet, është gjakmarrja e ungjit tim Amir B. Rebi'b Harith B. Abdulmut-talib, të cilin të pafajshëm e mbytën njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falën.
- Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarrësi duhet të marrë vetëm atë që vërtetë ia ka huazuar. Huatë e para të cilat i nënshtrohën këtij vëndimi janë huat e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
- O ju besimdrejtë ! Faljani kamatën borrxhlinjve. Dëgjoni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregëti dhe punë të ndershme.
- Nëse këtë nuk e bëni dinie se rëndë e keni zemëruar Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
- Nëse borrxhliu juaj është në vështirësi, shtyjani afatin e pagimit, ndërsa nëse jeni në gjendje që borrxhin t'ja falni, kjo është edhe më e mirë për ju.
- O ju besimdrejtë ! O ju njerëz ! Frikkësohuni asaj dite e cila me siguri do të vijë, kur të gjithë do të vini para Allahut, i cili është i vetmi gjykatës Suprem, dhe ku ju pret drejtësia apsolute.
- Kur të obligoheni që një borrxh ta paguani me kohë dhe kur të bëni marrëveshje, të gjitha bëni me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksoni afatin e pagimit…
- O të vdekshëm ! Duani dhe dëgjoni Zotin. Krijuesin e tërë materjes dhe jomaterjes, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve zhvillohet gjinia njerëzore.
- Frikësoniu Allahut, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të cilit jemi të gjithë të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm të cilët për çdo rast jemi gjithnjë e më afër vdekjes dhe takimit me Të me Allahun e Amshueshëm me Gjykatësin e Drejtë.
- Respektoni farefisin. Besnikërisht përmbushni detyrat dhe obligimet të cilat ekzistojne ndërmjet burrit dhe gruas, ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Fëmia e fiton Xhennetin nën këmbët e nënës së tij.
- Ruaniu prostitucionit, tradhëtisë bashkëshortore dhe xhelozisë. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkat i rëndë, ndërkaq xhelozia të çon nga përçarja në martesë.
- Martoni ato të cilat i doni, e kur vullneti i Zotit ju bashkon, atëherë respektohuni, duajuni, në dashuri dhe harmoni.
- O bashkëshortë ! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri…
- O besimdrejtë ! Largohuni nga ngatërresat dhe përgoimi.
- Ata të cilët u bëjnë shpifje grave të ndershme, le të jenë të mallkuar në të dy botrat. Ata të cilët i akuzojnë gratë e ndershme për tradhëti në martesë, ose për amorale, e nuk munden për këtë të sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë dhe asnjëherë në të ardhmen në asgjë mos iu besoni, sepse ata janë njerëz të poshtër dhe të këqinj.
- Nëse ndieni se ndaj grave tuaja është zvogëluar dashuria, mos nxitoni, mëndoni mirë, mbase Allahu ndërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugët e fatit të ri të madh, me të cilin dëshiron t'ju përgëzojë. - Mos kërkoni shkurorizim pa shkaqe të arsyeshme, sepse prej të gjitha gjërave që Allahu i ka lëjuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin.
- Gratë tuaja janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektonie, o besimdrejtë, atë amanet të Zotit.
- O ju njerëz ! Sot djalli i mallkuar është i dëshpëruar, sepse ka pasur humbje dhe nuk mundet më të ndikoj në ju. Ju megjithatë bëhuni të kujdesshëm që ai i mallkuar të mos ju lajthitë as në gjërat më të vogla.
- O besimdrejtë ! Kur e caktoni dhe e mbani ndërmjet vete trashigiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbahuni Librit të Allahut. Ruani pasurinë e të miturve, të paaftëve dhe të marrëve.
- Zoti çdo njeriu i ka dhënë të drejtën e vet, prandaj nuk ka nevojë t'u lihet trashëgimtarëve testament ; ndërsa testament nuk mund tu lihet më tepër se një e treta e pasurisë.
- Fëmija i takon atij në shtratin e të cilit është lindur. Kush pohon se i takon tjeterkujt përveç prindit, atë do ta arrijë mallkimi i Zotit.
- Nuk i lëjohet gruas që të japë diçka nga pasuria e burrit të saj pa lëjën e tij.
- Borrxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet kthyer me dhuratë. Kush hyn dorëzanë për dikë ai obligohet dhe me përgjegjësi për dorëzanin…
- O ju njerëz ! Dëgjoni çka po ju them dhe mbani mënd mirë. Unë po ua lë Librin e Allahut - Kur'anin, i cili nëse i përmbaheni, gjithnjë do t'ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe të së vërtetës. Kur'ani është Libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e Allahut, Fjalë e Tij, në vërtetësinë e të cilit nuk ka dyshim.
- Pas vetës e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur, punuar jam përpjekur që ato të jenë në përputhshmëri të plotë me urdhërat e Allahut. Ju me të vërtetë nuk do të lajthitni përderisa t'i përmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.
- O besimdrejtë ! Flitni gjithë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësojuni Allahut ! Ai e sheh punën tuaj.
- O ju njerëz ! E dëgjuat porosinë time, futeni në zemrat tuaja e në jetën tuaj. Të gjithë ata të cilët i kanë dëgjuar fjalët e mia, le t'ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar ! Sepse prej atyre mund të ketë më të kuptueshëm se vetë dëgjuesit.
(Pas një pushimi të shkurtër Pejgamberi a.s. me zë të butë ka thënë)
"O Zoti im ! A e kam përmbushur detyrën time dhe misionin e besuar ?"
- "O i dërguari i Allahut ! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin tënd dhe neve na ke komunikuar çka të ka urdhëruar Allahu" u përgjigjën më se 100.000 haxhinjtë të pranishëm në këtë tubim.
(Atëherë Muhammedi a.s. me zë solemn foli)
O Zoti im, dëshmo (në këtë) !
(Atë ditë Allahu xh.sh. shpalli ajetin e Kur'anit):
"Sot juve ua kam përkryer fenë tuaj, dhe begatinë time ndaj jush e kam plotësuan, dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj" (El-Maidetu, 3)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Horizonti.com - Hytbeja lamtumirëse e Muhammedit a.s. në Arafat Arkivuar 4 shtator 2006 tek Wayback Machine
- Hytbeja e Lamtumirës – Komuniteti Mysliman i Shqipërisë Arkivuar 7 korrik 2016 tek Wayback Machine