[go: nahoru, domu]

Jump to content

Johann Georg von Hahn

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Johann Georg von Hahn (Frankfurt am Main, 11 korrik, 1811Jena, 23 shtator 1869) ka qenë diplomat gjerman dhe babai i albanologjisë.

Biografia

U lind më 11 korrik 1811 në Frankfurt am Main. Studioi drejtësi në Gisen (Giessen) dhe në Hajdëlberg (Heidelberg). Nga viti 1834-1843 punoi për ministrinë e drejtësisë së Mbretërisë së re Greke. Nga 1843-1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe pas kësaj periudhe u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte shqip. Në fund, më 1851, u emërua konsulli austriak në ishullin Siros/Syradhë.

Prej 1869 konsul i përgjithshëm në Athinë. Hani, gjatë shërbimit të tij si nënkonsul i Austrisë në Janinë bëri tre udhëtime në Shqipëri. Mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar i interesuar për botën shpirtërore dhe historinë e shqiptarëve dhe të arbëreshëve të Greqisë. Hahni kërkoi nëpër Shqipëri, përpos të tjerash, edhe lëndën për veprën e tij madhore në tri vëllime "Albanesische Studien" (Studime shqiptare), që u botua në vitin 1854. Aty Hahni argumenton për herë të parë nga një pikëpamje multidisiplinare (historike, gjuhësore, etnografike, etj.), autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen ilire të shqiptarëve e prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe hedh idenë e prejardhjes së përbashkët "tireno-pellazgjiketë ilirëve, të epirotëve e të maqedonasve, të cilët, krahas grekëve dhe romakëve, formonin një degë të veçantë e të rëndësishme të lashtë. Ai ka mbledhur material në vend, mësoi gjuhën shqipe dhe dëshmoi përkatësin e shqipes si gjuhë e familjes indoevropjane. Në anën tjetër, teza e tij, u shfrytëzua me efikasitet nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për vetëdijen kombëtare të popullit për argumentimin e së drejtës historike të shqiptarëve për autonomi e shtet të pavarur, që do të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët.[1]

Teza "pellazgjike" e prejardhjes së popullit shqiptar e shtruar nga Hani hulumtohet edhe më tej nga studiuesit e historisë dhe studiuesit tjerë. Për këtë qëllim arkeologët, filologët, antropologët, etnologët dhe historianët në Shqipëri, Austri, Gjermani, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Slloveni, e posaçërisht në Kosovë po studjoinë intesivisht dhe me metoda të reja, në mënyrë sistematike.[2]

Vepra

  • "Albanesische Studien", Bd. 1-3, Jena 1854, (Studime shqiptare), ribotuar nga Dion.Karavias, Athen 1981
  • "Griechische und albanesische Märchen", Bd. 1-2, Leipzig 1864, München/Berlin 1918 (Përralla greke dhe shqiptare)
  • "Reise durch die Gebiete von Drin und Wardar", Wien 1867 (Udhëtimi nëpër trojet e Drinit e të Vardarit)

Mirënjohjet

  • Gerhard Grimm, "Johann Georg von Hahn (1811-1869) - Leben und Werk", Wiesbaden 1964 (J.G. von Hahn - VEPRA)

Referimet

  1. ^ Johan Georg Fon Hahn - Vëllimi :"Albaneische Studie" - (Studime shqiptare), u botua në vitin 1854, nxjerr nga Avni K. Këpuska, "Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autoktonë të Kosovës", fq.34, botimi i tretë, Prishtinë 2004
  2. ^ Qëndrimet dhe punimet e arkeologëve shqiptarë:
    - Muzafer Korkuti në referatin "A propos de la formation de l'ethice illyrienne", Tiranë 1972.
    - Selim Islami - Hasan Ceka: Nouvelles donnes sur l'antiquite illyrienne en Albanie, Studia Albanica 1/1964. nr. 1. fq. 91. etj. nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.34, botimi i tretë, Prishtinë 2004

Lidhje të jashtme