Josif Kedhi
Josif Kedhi | |
---|---|
Ministër i Drejtësisë | |
Në detyrë 30 korrik, 1926 – 12 shkurt, 1927 | |
Paraprirë nga | Milto Tutulani |
Pasuar nga | Petro Poga |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1879 Berat, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 28 nëntor, 1944 Vlorë, Qeveria Demokratike e Tiranës |
Nënshtetësia | shqiptar |
Arsimimi | Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Athinës |
Punësimi | gjyqtar |
Josif Kedhi (Berat, 1879 - Vlorë, 28 nëntor 1944) ka qenë jurist, gjykatës i kohës së Perandorisë Osmane si dhe pas pavarësimit të shtetit shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Berat më 1879. Pasi ndoqi dhe mbaroi shkollimin e mesëm në Korfuz, ndoqi studimet për drejtësi në Universitetin e Athinës. Më 1909 qe i ngarkuar me detyrë si gjykatës në Krujë; më 1913 gjykatës në Berat dhe në Durrës. Në prill të 1914 qe anëtar i Gjykatës së Apelit në Elbasan, ndërsa nga shkurti i 1915 u caktua me po të njëjtën detyrën në gjykatën përkatëse në Vlorë, e cila më 1921 u shndërrua në gjykatë të shkallës së parë. Më 1922 e përfundoi këtë detyrë dhe më pas u zgjodh kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës deri më 1923. Qe deputet nga 1923 gjer më 1925.
Më 1926-1927 qe ministër i Drejtësisë, ku pasoi në detyrë Milto Tutulanin. Kontribuoi në çështjet e legjislacionit në vend, si dhe qe ndër personat kryesorë në përfundimin e bisedimeve për autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare.
Ndërroi jetë në Vlorë më 28 nëntor 1944.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kastriot Dervishi (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 152. ISBN 978-99943-56-22-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)