[go: nahoru, domu]

Jump to content

Zona kohore në Evropën Lindore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Zona kohore në Evropën Lindore në shtetet botërore (me ngjyrë të verdhë)

Zona kohore në Evropën Lindore (EET) është 2 orë përpara të Koha e Koordinuar Botërore.

Përdorimi

Më poshtë janë disa shtete të cilat e përdorin Zona kohore në Evropën Lindore vetëm gjatë dimrit:

  • Bullgaria, që nga viti 1894
  • Qiproja
  • Egjipti, nga viti 1988 deri në vitin 2011, pastaj e përdori pësëri më 2014, pastaj e riparaqiti nga korriku 2016.
  • Estonia, në vitet 1921–40 dhe që nga viti 1990
  • Finlanda, që nga viti 1921
  • Greqia, që nga viti 1916
  • Izraeli, që nga viti 1948 nën zonën kohore të Izraelit
  • Jordania
  • Letonia, në vitet 1926–40 dhe që nga viti 1990
  • Libani
  • Lituania, në vitet 1920–40 dhe që nga viti 1990, pastaj e la më 1998–1999
  • Moldavia, në vitet 1918–40, 1941–44 dhe që nga vitit 1991
  • Territoret e Palestinës
  • Romania
  • Siria
  • Turqia, që nga viti 1910, pastaj e la më 1978–85
  • Ukraina, në vitet 1922–30 dhe që nga viti 1990

Zonat që e kanë përdorur

  • Moska e përdori në vitet 1922–30 dhe 1991–92.
  • Bjellorusia e përdori në vitet 1922–30 dhe 1990–2011.
  • Polonia e përdori në vitet 1918-22.
  • Republika e Krimesë dhe Sevastopoli e përdori në vitet 1991-94 dhe 1996-2014.