Skënder Anamali
Skënder Anamali (Shkodër, 5 maj 1921 - 21 prill 1996) ishte një nga katër themeluesit e arkologjisë shqiptare, së bashku me Hasan Cekën, Frano Prendin dhe Selim Islamin. Nxënesi i Gjimnazit të Shkodrës, studenti i Universitetit të Padovës (Itali) filloi aktivitetin e vet shkencor si arkeolog në Institutin e Shkencave Tiranë (1947).[1][2]
Veprimtaria si arkeolog
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Së bashku me arkeologun tjetër pionier H. Cekën grumbulloi material nga terreni dhe hapin Muzeun e parë Arkeologjik në Tiranë.
- Në vitet 1948-1952 pasojnë ekspeditat e para informative në qendrat e medha arkeologjike të Shqipërisë.
- Ne vitet 1952-1956 kryen gërmime në varrezat tumulare të Matit dhe në qytetin e Amantisë.
- Ndërsa ne vitet 60-të fillon gjurmimin e kulturës arbërore të Komanit (Krujë, Koman, Bukël, Shurdhah) dhe në kalatë antike të vona e mesjetare (Stelush, Pogradec, Kaninë, Berat etj).
- Në vitet 1970-1980-të gërmimet në bazilikat Lin dhe Ballsh, qytetet Shkodër e Butrint, si dhe një ekspeditë e parë në Kosovë (Llashticë, 1980).
- Bashkautor në konceptimin dhe paraqitjen e Muzeut Arkeologjik Tiranë dhe pavionit të arkeologjisë në Muzeun Kombëtar,
- Muzeut të Armëve Gjirokastër,
- Muzeut të Skënderbeut në Krujë etj.
- Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare për Epigrafine Greke dhe Latine me qendër në Paris.
- Pjesmarrje aktive në Konferencën e Studimeve Albanologjike (1969),
- në dy Kuvendet e Studimeve Ilire ( 1972, 1985)
- dhe Konferencën për Formimin e Popullit Shqiptar (1982).
- Pjesmarrje të shumta në veprimtari ndërkombëtare (Sofje, Beograd, Stamboll, Bukuresht, Taranto, Kortona, Lyon, Clermond Ferrand, Grenoble, Ravenë, Split, etj).
- Lektor elokuent i Historisë së lashtë dhe Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës.
Botimet shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Botime shumë të vyera, të paraqitura në punimet monografike Amantia (Iliria, 1972)
- Arkeologjia dhe Bujqësia (1980)
- dhe mbi 70 artikuj në revista shkencore shqiptare dhe të vendeve evropiane.
- Bashkautor i Burimeve Antike mbi Ilirët (Tiranë 1965),
- i Historise së Lashtë të Shqipërisë. botimit “Les Illyriens” (Ilirët) (1985),
- i albumit “Thesare nga vendi i Shqiptareve” të botuar në Hildesheim, (1988),
- i albumit “Stolia Arbërore” (1985).
- Bashkautor i Mbishkrimeve latine të Shqipërisë ( Romë, 2009).
Vlerësime nga kolegët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metodisti i shkëlqyer dhe drejtuesi i palodhur i gërmimeve, temave të diplomave dhe disertacioneve. Promovues shumë efektiv i vlerave të trashëgimisë historike dhe arkeologjike në artikuj të shumtë të shtypit periodik. Me gjithë këtë aktivitet të dendur shkencor, Prof. Anamali u afirmua në plan kombëtar e ndërkombetar si një personalitet i shquar i shkencës. Me rastin e botimit të punimeve të Kuvendit të Dytë të Studumeve Ilire (Tiranë 1985) Prof A. Stipçeviq nga Kroacia, e ka vlerësuar Skënder Anamalin si: "një koleg shembullor, si një ekspert të shkelqyer të nivelit absolutisht botëror." Kolegu nga Kosova, N. Ferri e kujton kështu qëndrimin e Prof. Anamalit në Prishtinë nëvitin 1980: “ Një burrë i imët në pamje, por i madh në shpirt… Ne i a hapëm dyert e institucioneve, shtëpive, kullave dhe odave kosovare, ndërsa zemrat e kosovarëve ai i hapte vetë me sinqeritetin e vet, i cili i pushtonte njerëzit së bashku me humorin e tij të stërholluar shkodran”.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Wikipedia articles with VIAF identifiers
- Wikipedia articles with LCCN identifiers
- Wikipedia articles with ISNI identifiers
- Wikipedia articles with BNF identifiers
- Wikipedia articles with BIBSYS identifiers
- Wikipedia articles with CONOR.KS identifiers
- Arkeologë shqiptarë
- Lindje 1921
- Vdekje 1996
- Akademikë shqiptarë
- Njerëz nga Shkodra
- Absolventët e Universitetit të Padovës