Euripidi
Euripidi lindi në Salaminë, ishte një brez më i ri se Eskili. Fakti që ishte bir i një tregtari të thjeshtë u jepte “ushqim” komedianëve të kohës ta përqeshnin dhe shndërronin në element pikant. Pavarësisht se vetë Euripidi kishte botë të pasur shpirtërore dhe mund të quhej me plotë gojën njeri me nivel, jo rrallë herë i shpëtonte përfoljeve të bashkëqytetarëve. Euripidi filloi të shpaloste talentin e vet sigrafik qysh në moshën 18 vjeç, pavarësisht marrëdhënieve të ngushta miqësore me Sofokliun, asnjëherë nuk ambicioi te ndiqte të njëjtin rrugëtim politik. Sipas Lorena Stroka shekuj pas vdekjes së tragjedianit të madh Grek, etja për të mësuar sa më shumë në lidhje me jetën personale te tij ende nuk është shuar, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje, pasi askund nuk ka të dhëna të besueshme e të mjaftueshme për të shkuarën e tij. Euripidi, pati fatin e keq të mos adhurohej sa qe në jetë, madje shumë thonë se Athinasit veçse e sulmonin. Për këtë arsye, u detyrua të largohej nga Athina dhe të zhvendosej në oborrin mbretëror të Maqedonisë, duke kaluar kështu kohë të qeta pranë miqve të vet… Ashtu siç ndodh rëndomë vlerat e vërteta të poetit u njohën pas vdekjes së tij. Emri i Euripidit shumë shpejt u dëgjua përtej kufijve Grek. Për mikun e hershëm të tij, Sofokleun, vdekja e tragjedianit nuk ishte një ngjarje thjeshtë, por një prekje e thellë shpirtërore, ai e përnderoi ashtu si duhej, madje mbajti dhe zi për të.
Jeta
RedaktoEuripidi është më i riu nga poetët e lashtë të Greqisë. Më i vjetri është Eskili. Euripidi lindi në Halandër të Athinës ditën e betejës detare të Salaminës sic duan të thonë disa biografë. Por kjo ende nuk është vërtetuar. Prindërit e tij ishin të varfër. Madje nena e tij po të besojmë Aristofanin, shiste lakra. Por Euripidi mundi te marrë një formim të plotë e të gjithanshëm. Studionte shumë. Kur ishte i ri u mor me atletikë, më vonë me pikturë e muzikë. Studioi per filozofi, por perfundoi ne poezinë dramatike. Me politikë nuk u mor aspak, por veprat e veta politike i shpalli ne veprat e tij. Si bashkeshort ishte i pafat. Por Euripidi nuk i urrente gratë siç duan ta paraqesin studiues të ndryshëm. Ne veprën e tij goditi veset e keqija të grave e njëkohesisht krijoi tipa të mrekullueshëm me virtyte të larta si Alkestra, Polikseni, Elektra, etj. Thuhet se vdekja e tij ishte e dhunshme. U shqye nga një qen me gjuajtje. U varros ne Aretusë, afër Amfipolit me nderime të mëdha. Më vonë athinasit i kërkuan Arkelaut eshtrat e Euripidit por ai nuk ua dha keshtu që, ata ndertuan nje varr bosh. Më vonë në teatrin e Dionisit i ngritën nje statujë prej bakri. Përqeshte ata që krenoheshin me pasurite e tyre. Mbronte barazinë e grave me burrat. Fshataret i lavdëronte dhe i quante themel i shoqerisë së kohës. Shkroi 72 vepra, qe 19 prej tyre kanë shpëtuar, 18 tragjedi dhe një satira. Veprat e Euripidit qe na kane arritur janë:
- Ifigjenia ne Aulidë
- Elektra
- Oresti
- Ifigjenia ne Tauridë
- Risoja
- Troadet
- Hekuba
- Andromaka
- Helena
- Bakidet
- Alkestra
- Herakliu i tërbuar
- Fenikaset
- Joni
- Medea
- Hipoliti
- Heraklidët
- Iketidët
- Ciklopi (satirike)
Veprat e njohura
RedaktoEuripidi i përkiste kategorisë së shkrimtarëve cilësore. Çdo gjë që shkruante kishte një arsye të veçantë. Nuk ishte nga njerëzit që “digjej” për njohje, donte që gjithçka të arrihej në kohën e duhur dhe të përcillte mesazhe përmes veprave të tij. Nga 92 vepra (gjithësej) që bashkëshkroi janë ruajtur vetëm 17 tragjedi dhe një vepër satirike. Pavarësisht se ishte një shkrimtar i denjë dhe i kompletuar, vetëm një herë ishte vlerësuar me çmim të tretë, dhe e gjithë kjo ndodhte ngaqë nuk ishte i pëlqyeshëm si njeri. Disa nga veprat më në zë të tij janë: «Μήδεια» (431 p.e.r), «Ιππόλυτος» (428), «Τρωάδες» (415), «Ελένη» (412), «Ορέστης» (408), «Άλκηστις», «Ηρακλείδαι», «Ανδρομάχη», «Εκάβη», «ΗρακλήςΜαινόμενος», «Ικέτιδες», «Ίων», «Ηλέκτρα», «ΙφιγένειαενΤαύροις», «Φοίνισσαι», «ΙφιγένειαενΑυλίδι», «Βάκχαι», dhe «Ρήσος». Veprat e Euripidit karakterizohen nga format komplekse, lirëshmëria në përdorimin e temave mitologjike dhe idetë e pasura muzikore. Euripidi krijoi një formë të re teatri, ku rol vendimtar luajten kontradiktat e deshirave njerezore dhe hynjore. Përshtypjet mbi krijimtarinë e Euripidit shumë herë përplaseshin, disa e vlerësonin dhe ca të tjerë e “ndëshkonin” përmes kritikave të tyre. Shkrimtarët romantikë dhe Nietsche e konsideronin poet anti-tragjik dhe varrues të tragjedisë… Euripidi ishte një personalitet modest dhe njohës i shkëlqyer i shpirtit njerëzor, jo pa të drejtë konsiderohej si psikolog i virtyteve dhe defekteve njerëzore… Fusha shkrimtareske e poetit dramatik ishte shumëdimensionale dhe e befasueshme. Linjat mjeshtërore ndërthurnin korposin e një zinxhiri veprash premtuese e të pathyeshme. Më poshtë do të njihemi me veprat që bënë histori dhe përbënë fjalën TALENT.