posa
Appearance
POSA
I. ndajf.
Sapo, porsa. Posa doli. Posa lindi dielli.
II. lidh.
1. Sapo, porsa. Posa e panë, iu hodhën në qafë. Posa të vijë, do t'i them. Eja, posa të hash bukë.
2. bised. Përdoret për të ndërtuar fjali që shprehin lloje të ndryshme marrëdhëniesh shkakore; derisa, meqenëse, meqë etj. Posa nuk dëshiron, nuk po e thërres.
POSA- fjalëform.
Porsa-; p. i posablerë, i posapjellë etj.