[go: nahoru, domu]

Jump to content

Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, libër me autor Ismet Azizi, Botuar në Shkup nga Sh.B. Logos A, në vitin 2019. Faqet e librit 360.

ISBN 978-9989-58-782-5[1]

Libri ndahet në disa kapituj që përshkruajnë personalitetin e Aqif Blytës në disa momente të rëndësishme të jetës: rrethanat dhe vendin ku u lind, shkollimi dhe veprimtaria e tij në Izmir, kthimi dhe përfshirja e tij në politikë, roli i tij në themelimin dhe veprimtarinë në Xhemijet, aktiviteti i tij parlamentar, veprimtaria e tij në pengimin e shpërnguljes dhe ndikimi që ka pasur në rrjedhat politike pas shuarjes së Xhemijetit, Okupimi i Sanxhakut e Kosovës dhe ndarja e tyre në zona e okupimi, marrja e situatës në duar nga ana e tij për të organizuar pushtetin dhe mbrojtjen e Sanxhakut nga sulmet çetnike, veprimtaria e tij në Lidhjen e Dytë të Prizrenit dhe pas kësaj në NDSH, si dhe hyrja e komunistëve, dorëzimi dhe ekzekutimi i tij nga ta.

Promovimet e librit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Me rastin e shënimit të 11 vjetorit të themelimit të organizatës Xhemijet, Instituti për Trashëgimi Kulturore të Shqipërëve në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Logos-A” nga Shkupi, u promovuan botimet e fundit që i kushtohen veprimtarëve të Xhemijetit, përkatësisht librat e autorëve Jusuf Osmani, Ismet Azizi e Skender Asani. Lidhur me këtë me shumë interes, referuan studiuesit: Nexhmedin Spahiu, Qerim Lita, Nuridin Ahmeti e Mehmet Prishtina.[2]
Promovimi në Gjakovë
  • Në përvjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar nga Pazari i Ri, Aqif Blytës, në Gjakovë u promovua libri “Aqif Blyta – Kolosi i Pazarit të Ri”, të autorit Ismet Azizi. Në ngjarjen e organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, u tha se Serbia ka kryer gjenocid në Sanxhak për më shumë se 100 vjet.[3]
Promovimi në Gjakovë
  • Më 7 mars, në ditën e mësuesit në Mynih u promovua libri Aqif Blyta-Kolos i Pazarit të Ri.Në promovim të librit nga atdheu kishin ardhur: Dr. Sulejman Ugljanin, Prof. Ismet Azizi, Prof. Mirza Hajdinoviq, Prof. Ali Daci, gazetari, Marin Mema dhe drejtori i shkollës së vetme shqipe në Dacaj, të Sanxhakut të Malit të Zi, Haxhi Lajqi. [4]
  • Më 19 qershor, 2021, oraganizuar nga shoqata atdhetare "Malësia" në hotelin Rzozafa në Shkodër u promovua libri Aqif Blyta Kolosi i Pazarit të Ri.[5][6]
Promovimi në Shkodër
  • Vepra që ndriçon historinë shqiptare[7]
  • 75 vjetori i ekzekutimit, promovohet libri kushtuar veprimtarit të njohur: “Aqif Blyta- Kolosi i Pazarit të Ri”[8]
  • VEPËR QË NDRIÇON HISTORINË SHQIPTARE[9]
  • Lidhja e Dytë e Priyrenit dhe masakra e Bihorit[10]
  • Ora Shtate nê Klan Kosova , Mysafir : Ismet Azizi, autori i librit “Aqif Blyta – Kolosi i Pazarit të Ri” [11]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2020. Marrë më 24 janar 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2020. Marrë më 26 janar 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ https://rtv21.tv/aqif-blyta-kolosi-i-pazarit-te-ri/
  4. ^ https://gazetashqiptari.com/libri-historiko-monografik-aqif-blyta-kolos-i-pazarit-te-ri/ Arkivuar 14 shkurt 2021 tek Wayback Machine LIBRI HISTORIKO-MONOGRAFIK, “AQIF BLYTA-KOLOS I PAZARIT TË RI”
  5. ^ https://dardaniapress.net/uncategorized/ne-shkoder-u-promovua-libri-aqif-blyta-kolosi-i-pazarit-te-ri-i-autorit-ismet-azizi/ Në Shkodër u promovua libri:” Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri”
  6. ^ https://www.youtube.com/watch?v=d1VmdS_oGo4
  7. ^ Alban Dobruna, "Vepra që ndriçon historinë shqiptare", Shenja, (Shkup janar 2020),40.
  8. ^ http://infopressalbania.com/2020/01/22/75-vjetori-i-ekzekutimit-promovohet-libri-kushtuar-veprimtarit-te-njohur-aqif-blyta-kolosi-i-pazarit-te-ri/
  9. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2020. Marrë më 24 janar 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. ^ https://brerore.al/2020/01/11/lidhja-e-dyte-e-prizrenit-dhe-masakra-e-bihorit/
  11. ^ https://www.facebook.com/Ora7Official/videos/556149788310096/