[go: nahoru, domu]

Jump to content

Hatixheja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 24 mars 2016 00:35 nga 78.66.239.141 (diskuto) (Faqe e re: '''Hatixheja''' (Arabisht: '''خديجة''') ishte gruaja e Muhammedit. Ajo ishte gruaja e parë e cila u konvertua në Islam. ==Jeta== Gjyshi i Hatixhes, Asad i...)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Hatixheja (Arabisht: خديجة) ishte gruaja e Muhammedit. Ajo ishte gruaja e parë e cila u konvertua në Islam.

Jeta

Gjyshi i Hatixhes, Asad ibn Abd-al-Uzza ishte stërgjyshi i fiseve së Asadit nga fisi i Kurejshëve në Meke. Babai i saj, Khuwaylid ibn Asad ishte tregtar. Hatixheja u bë tregtare e sukseshme. Ajo dhe Muhammedi ishin të martuar për njëzet e pesë vite. Edhe pas vdekjes së saj, Ajshja ishte xheloze që Muhammedi kishte besnikëri dhe dashuri ndaj saj. Hatixheja dhe Muhammedi kishin gjashtë fëmijë. Djali i tij i parë ishte Kasimi, i cili vdiq para se t'i mbushte dy vjetë. Pastaj ajo i'a lindi katër vajza, Zejnebi, Rukija, Umm Kulthum dhe Fatimen dhe në fund Abdullahin.

Kur u bë Muhammedi profet, Hatixheja ishte përkrahëse e tij, e ndihmonte atij. Ishte inkurajimi i saj që e ndihmonte Muhammedin në misionin e tij dhe për ta përhapur Islamin.

Vdekja

Hatixheja vdiq 10 vite pas profetcisë, ajo vdiq në Ramazan. Këto dhjetë vite, Muhammedi i quajti si vit i hidhërimit, poashtu xhaxhai i tij vdiq në njëjtin kohë. Thuhet se Hatixheja vdiq në moshë 65 vjet. Ajo u varros në Jannat al-Mu'alla në Meke.

Familjarët

Djemët

  • Abdullah ibn Atiq, ndoshta vdiq në foshnjëri.
  • Hala ibn Abi Hala, ndoshta vdiq para vitit 610.
  • Hind ibn Abi Hala, vdiq pas vitit 656.
  • Kasim ibn Muhammed, vdiq para se t'i mbushte dy vjet.
  • Abd-Allah ibn Muhammed, vdiq në fëmijëri në vitin 615.

Vajzat

  • Zejnebja, vdiq në prill 630.
  • Rukija, vdiq nga një sëmundje në vitin 624.
  • Umm Kulthum, vdiq në nëntor/dhjetor 630.
  • Fatimja, vdiq në gusht 632 pas vdekjes së Muhammedit.

Motra

  • Halah bint Khuwailid

Kushërirët

  • Abd-Allah ibn Umm-Maktum
  • Waraqah ibn Nawfal

Mendimet

Mendimi i sunnive

Dijetari i sunnive Jusuf ibn abd al-Barr thotë se Hatixheja i'a lindi Muhammedit katër vajza dhe nuk ka ndryshim të mendimeve për këtë.

Mendimi i shi'ave

Sipas Shi'ave, Fatimja është e vetmja vajzë e Hatixhes dhe Muhammedit.

Lidhje të jashtme