[go: nahoru, domu]

Jump to content

Kaliumi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kaliumi

Kaliumi është element kimik. Në masen e trupit të njeriut merr pjesë me 0.35% dhe me këtë sasi arrihet mbajtja në barazpeshë kimike e lëngjeve në trupin e njeriut, përndryshe sapuni marohet nga kaliumi.

Përbërja

Kaliumi është metal alkalin i butë,sa që mund të pritet lehtësisht me thikë, ka ngjyrë te bardhë ne të argjendt, në takim me ajrin ngjyra e argjendt zhduket. Ai është një metal i lehtë dhe për lehtësin e tij vjen pas litiumit, ka densitet më te vogël se uji.Formula e Kaliumit është (K)

Kombinimet kimike

Oksidi kaliumit është një bazë e fortë qe ne temperaturën e ambjentit paraqitet si kristal pangjyrë. Në kontakt me ujin vepron fuqishëm dhe jep hidroksil kaliumi(KOH).

2K(s) + 2H2O(l) → H2(g) + 2KOH(aq)

Hidroksidi i kaliumit;

K2CO3 + Ba(OH)2 →2KOH + BaCO3

Kloruri i kaliumit: KCL Nitrat i kaliumit:

NaNO3 + KCL → KNO3 + NaCl

Karbonat i kaluimit:

K2CO3

Përdorimi

Kaliumi është një element kimik industrial ku gjen perdorim te gjere. Psh si elektrolit ne baterit alkaline. Përdoret për prodhimin e fotocelulave që gjejnë përdorim në teknika të televizionit..

Përfitimi

Kaliumi mund të fitohet me elektrolizë të shkrirjes së klorurit të kaliumit ose hidroksidit të kaliumit

Vetitë

Kaliumi është metal me ngjyrë argjendi me shkëlqim metalik,në kontakt me ajrin kaliumi oksidohet dhe e humb shkëlqimin. Densiteti i kaliumit është 0.86 g/cm3. Ky mineral luan një rol thelbësor në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës, por edhe në transmetimin e flukseve nervore. Ato nderhyjnë në funksionimin neuro-muskular dhe ja pse kaliumi lufton edhe kundër ngerceve. Kaliumi merr pjesë gjithashtu në funksionimin e gjendrave mbiveshkore që rregullojnë stresin si dhe në prodhimin e energjisë.

Shih dhe këtë