[go: nahoru, domu]

Jump to content

Saraji i Resnjës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 9 janar 2023 14:29 nga InternetArchiveBot (diskuto | kontribute) (Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.9.2)
Saraji në fillim të viteve 1900

Saraji i Resnjës (maqedonisht: Resenski Saraj - Ресенски Сарај) është një monument historik neoklasik në Resnjë, të Maqedonisë.[1] Ky objekt ishte ndërtuar në fillim të shekullit XX nga ana e organeve të administratës vendore osmane, më saktë nga beu, Ahmed Nijazi Bej Resnja. Stili arkitektonik i Sarajit është i tillë që e bën atë unike në Maqedoni.[2]

Emri "Saraj" vjen nga gjuha turke Saray e cila ka kuptimin "Pallat".[3] Ndërtesa tani është muze, koloni e qeramikës, galeri, dhe bibliotekë.[4]

Kolonia Qeramike e Resnjës, selia e së cilës ndodhet në Saraj, është një anëtare e Akademisë Ndërkombëtare të Qeramikës në UNESCO. [5]

Legjenda e ndërtimit

Komisioneri i emëruar për ndërtimin e Sarajit të Resnjës, Ahmet Nijazi Beu, si student në një akademi ushtarake në Stamboll dhe një anëtar i lëvizjes rinore, u dërgua në Resnjë, ku më vonë mori një kartolinë me Pallatin e Versajës nga miku i tij nga Parisi. Pas kësaj resnjari i pasur kishte vendosur të ndërtonte një ndërtesë të këndshme, ku ai planifikonte të jetonte. Megjithatë, u vra në vitin 1912, në Vlorë, para se punët në ndërtimin e pallatit të përfundonin.

Panoramë e Sarajit

Shih edhe

Referime

  1. ^ "Културно Наследство". Resen Municipality. 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2012. Marrë më 5 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Сарајот на Ахмет Нијази-бег - Ресен". Кои се седумте чуда во Македонија. Утрински Весник. 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2012. Marrë më 5 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Harper, Douglas. "seraglio". Online Etymology Dictionary. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Зграда Сарај". Дом на култура Драги Тозија - Ресен. 2009. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2012. Marrë më 5 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "members of the academy". International Academy of Ceramics. 2010. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2014. Marrë më 13 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

 Commons: Saraji i Resnjës – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale