[go: nahoru, domu]

Jump to content

Viti i mbrapshtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Viti i mbrapshtë (Roman).jpg
Roman nga Ismail Kadare

Viti i mbrapshtë është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare. Ngjarjet e romanit ndodhin në vitin 1912. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjermania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri. Gjë që shpjegon serinë e aleancave me synime të caktuara, si dhe ushtritë e huaja që ngatërrohen në këmbët e njëra-tjetrës, por pa u ndeshur mes tyre. Rivaliteti mes serbëve dhe turqëve i ndërlikon edhe më tepër punët. Atëherë emërohet një mbret, një austriak, i cili nuk mund të pranohet nga myslimanët pa u bërë synet.

Jemi në zemër të një komedie të përforcuar nga një vodevil i luajtur nga diplomatët e akredituar në Shqipëri. Dhe Ismail Kadareja qesëndis historianët e ardhshëm, kur të tundohen për të vënë rregull në tërë këtë mishmash të pashpjegueshëm dhe të pakuptueshëm, për të mos thënë absurd. Jemi larg luftës së proletariatit kundër imperializmit. Përveç faktit se, nga gjithë kjo histori e ngatërruar, ngrihet zëri modest i fshatarëve të thjeshtë që ndërgjegjësohen për çështjen kombëtare. Të keqarmatosur, të keqkomanduar, ata enden kuturu andej-këndej, diku duke dalë fitimtarë, por duke humbur përfundimisht.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë dyshim se këta këmbëzbathur shkruajnë, në syrin e Kadaresë, epopenë e vërtetë shqiptare.

Filmi: TIME OF THE COMET

Ky libër krijoi një frymëzim të veçantë tek regizori shqiptar me famë botërore Fatmir Koçi i cili fillimisht shkroi një skenar të ri dhe e quajti Koha e kometes në anglisht: Time of the Comet me aktorët kryesor Blerim Destani dhe amerikania me originë shqiptare Masiela Lusha....


...