Materia nderyjore
"Vrima ne qiell "ose zona ku nuk shihen yje,jan vrojtuar qe ne fillimet e astronomise dhe jane konsideruar zona boshlleku.Por,studimet mbi grumbullimet yjore te hapura kan cuar ne zbulimin,rreth 60 vjet me pare,te nje shperndarjeje pak a shume te vazhdueshme te grimcave te vogla te pluhurit ne hapesiren nderyjore.Pluhuri nderyjore,qe perbehet nga grimca te ngurta te silikateve dhe karbureve,me nje diameter disa qindra nanometra,perthith dhe shperhap nje pjese te drites se yjeve qe bijne mbi te.Meqenese drita blu shperhapet me mire se drita e kuqe drita e yjeve "skuqet" gjate rruges qe pershkon per te arritur deri ne toke,tamam siq "skuqet" drita e diellit ne perendimin e tij.Megjithese pluhuri nderyjor duket se "pushton" gjithe galaktiken,perqendrimi i tij eshte shume i vogel:boshlleku ne hapesiren nderyjore eshte shume me i larte se boshlleku me i mire qe mund te merret ne laborator.Pluhuri nderyjor dhe rete e gazit(se bashku),perbejne rreth (2-3)% te mases se galakikes.Nga ana e tjeter,sasia pa vrojtuar ende e gazit dhe e pluhurit nuk mjafton per te shpjeguar"masen qe mungon",te galaktikes.