[go: nahoru, domu]

Jump to content

Mafrak

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mafraq
مدينة المفرق
Qytet
Popullsia
 • Gjithsej56.340

Mafraku (arabisht: المفرق Al-Mafraq, në dialektet lokale: Mafrag or Mafra, "udhëkryqet") është kryeqyteti i Governoratit të Mafrakut në Jordani. Ndodhet 80 km në veri të kryeqytetit të Jordanisë, Amanit, dhe ka 58,954 banorë (sipas vitit 2000).

Qyeti historik Um el-Xhimal

Mafraku është banuar për herë të parë rreth shekullit IV p.e.s. Gjendet rreth 17 km në perëndim të qytezës historike nabateane dhe bizantineUm el-Xhimalit, që është ngritur në shekullin I.

Qyteti fitoi rëndësi pas themelimit të hekurudhës së Hixhazit që lidhte Stambollin dhe Medinën. Në Mafrak ishin të vendosur një bazë ushtrake dhe një aeroport ushtrak britanik në fillim të shekullit XX. Më vonë u bë baza e Legjionit arab gjatë Luftës arabo-izraelite të vitit 1948.

Mafraku është qendra e Governoratit të Mafrakut dhe selia e Divizionit të Tretë të Ushtrisë jordaneze. Kolegji ajror "Mbreti Husein" dhe një bazë ajrore e Forcave ajrore mbretërore jordaneze janë të vendosura në qytet.

Sipas vitit 2016, 50% e popullsisë së Mafrakut janë refugjatë sirian.[1]

  1. ^ "Increasingly, hungry refugees receive aid not as food, but as cash". The Economist. 1 tetor 2016. Marrë më 4 tetor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  •  Commons: Mafraq – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale