Shtatë artet e lira
Shtatë artet e lira (lat. septem artes liberales) është term i cili paraqet bazën e ndarjes së lëndëve mësimore në shkollat mesjetare. Shtatë artet e lira për herë të parë i përmendi shkrimtari mesjetar Marcian Kapella (Martianus Capella, shek. V), në veprën e tij me titull, "Mbi martesën e Filologjisë dhe Merkurit - On the Marriage of Philology and Mercury". Për përmbajtjen dhe karakterin e shtatë arteve të lira në mesjetën e hershme dëshmon edhe Raban Mauri (Rabanus Maurus, 776 - 856). Më vonë u bë ndarja e shtatë arteve të lira në trivium dhe kuadrivium:[1] [2] [3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpara se të njiheshin nga variacionet e tyre latine (artes liberales , septem artes liberales, studia liberalia), artet liberale ishin vazhdim i metodave të kërkimit të Greqisë së lashtë që fillonin me një "dëshirë për një kuptim universal". Pitagora argumentonte se kishte një harmoni matematikore (dhe gjeometrike) me kozmosin ose universin; ndjekësit e tij lidhën katër artet e astronomisë , aritmetikës , gjeometrisë dhe muzikës në një fushë studimi për të formuar "disiplinat e kuadriviumit mesjetar ". Në Athinën e shekullit të 4-të para Krishtit, qeveria e polisit , ose qytetit-shtet, respektonte aftësinë e retorikës ose të të folurit publik mbi pothuajse çdo gjë tjetër. Përfundimisht retorika, gramatika dhe dialektika ( logjika ) u bënë programi arsimor i triviumit . Së bashku ato u njohën si shtatë artet liberale . Fillimisht këto lëndë ose aftësi konsideroheshin nga antikiteti klasik si thelbësore për një person të lirë ( liberalis , "i denjë për një person të lirë") për t'i fituar të dtrejtën për të marrë pjesë aktive në jetën qytetare, diçka që përfshinte ndër të tjera pjesëmarrja në debatet publike, mbrojtja në gjykatë, shërbimi në juri dhe pjesëmarrja në shërbimin ushtarak. Ndërsa artet e quadrivium mund të ishin shfaqur para arteve të triviumit, në mesjetë programet arsimore mësonin triviumin (gramatikë, logjikë dhe retorikë) së pari, ndërsa quadrivium (aritmetikë, gjeometri, muzikë, astronomi) ishin si një fazë pasuese e arsimit dhe edukimit.[4]
Të rrënjosura në kurrikulën themelore arsimore të asaj kohe, eukuklios paideia ose “arsimi i plotë”, i Greqisë së vonë klasike dhe helenistike, “artet liberale” ose “mësimet liberale” (latinisht liberalia studia) quheshin tashmë kështu në arsimin formal gjatë Perandorisë Romake. Përdorimi i parë i regjistruar i termit "artet liberale" (artes liberales) ndodhi në veprën me titull De Inventione nga Marcus Tullius Cicero, por është e paqartë nëse ai e krijoi termin në fjalë. Seneka i Riu diskuton artet liberale në arsim nga një këndvështrim kritik stoik në Letrat morale. Klasifikimi i saktë i arteve liberale ndryshonte megjithatë në kohët romake, dhe ishte vetëm Martianus Capella në shekullin e 5-të ai që risolli shtatë artet liberale si shoqëruese të nuses në Martesën e Filologjisë dhe Mërkurit, dhe kështu ato morën trajtën kanonike.[5]
Ndarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Triviumi
Kuadriviumi
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Barzun, Jacques. The House of Intellect, Reprint Harper Perennial, 2002.
- Blaich, Charles, Anne Bost, Ed Chan, and Richard Lynch. "Defining Liberal Arts Education." Center of Inquiry in the Liberal Arts, 2004.
- Blanshard, Brand. The Uses of a Liberal Education: And Other Talks to Students. (Open Court, 1973. ISBN 0-8126-9429-5)
- Friedlander, Jack. Measuring the Benefits of Liberal Arts Education in Washington's Community Colleges. Los Angeles: Center for the Study of Community Colleges, 1982a. (ED 217 918)
- Grafton Anthony and Lisa Jardine.From Humanism to the Humanities: The Institutionalizing of the Liberal Arts in Fifteenth- and Sixteenth-century Europe, Harvard University Press, 1987.
- Guitton, Jean. A Student's Guide to Intellectual Work, The University of Notre Dame Press, 1964.
- Highet, Gilbert. The Art of Teaching, Vintage Books, 1950.
- Joseph, Sister Miriam. The Trivium: The Liberal Arts of Logic, Grammar, and Rhetoric. Paul Dry Books Inc, 2002.
- Kimball, Bruce A. The Liberal Arts Tradition: A Documentary History. University Press Of America, 2010.
- Kimball, Bruce A. Orators and Philosophers: A History of the Idea of Liberal Education. College Board, 1995.
- T. Kaori Kitao; William R. Kenan, Jr. (27 mars 1999). The Usefulness Of Uselessness (PDF) (në anglisht). Keynote Address, The 1999 Institute for the Academic Advancement of Youth's Odyssey at Swarthmore College. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 tetor 2008. Marrë më 28 prill 2020.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja) - McGrath, Charles. "What Every Student Should Know", New York Times, 8 January 2006.
- Parker, H. "The Seven Liberal Arts," The English Historical Review, Vol. V, 1890.
- Pfnister, Allan O. (1984). "The Role of the Liberal Arts College: A Historical Overview of the Debates". The Journal of Higher Education (në anglisht). Ohio State University Press. 55 (2): 145–70. doi:10.2307/1981183. ISSN 1538-4640. JSTOR 1981183.
- Reeves, Floyd W. (1930). "The Liberal-Arts College". The Journal of Higher Education (në anglisht). Ohio State University Press. 1 (7): 373–80. doi:10.2307/1974170. ISSN 1538-4640. JSTOR 1974170.
- Ruckdeschel, Christopher. On the Nature of the Classical Liberal Arts, Bookbaby, 2019.
- Saint-Victor, Hugh of. The Didascalicon, Columbia University Press, 1961.
- Schall, James V. Another Sort of Learning, Ignatius Press, 1988.
- Seidel, George J. (1968). "Saving the Small College". The Journal of Higher Education (në anglisht). Ohio State University Press. 39 (6): 339–42. doi:10.2307/1979916. ISSN 1538-4640. JSTOR 1979916.
- Sertillanges, A. G. The Intellectual Life, The Catholic University of America Press, 1998.
- Tubbs, N. (2011) "Know Thyself: Macrocosm and Microcosm" in Studies in Philosophy and Education Volume 30 no.1
- David L. Wagner, The Seven Liberal Arts in Middle Ages, Bloomington: Indiana University Press, 1983.
- Winterer, Caroline. The Culture of Classicism: Ancient Greece and Rome in American Intellectual Life, 1780–1910. Baltimore: Johns Hopkins University Press, 2002.
- Wriston, Henry M. The Nature of a Liberal College. Lawrence University Press, 1937.
- Zakaria, Fareed. In Defense of a Liberal Education. New York: W.W. Norton & Company, 2015.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ernst Robert Curtius, European Literature and the Latin Middle Ages [1948], trans. Willard R. Trask (Princeton: Princeton University Press, 1973), p. 37. The classical sources include Cicero, De Oratore, I.72–73, III.127, and De re publica, I.30.
- ^ E. B. Castle, Ancient Education and Today (1969) p. 59
- ^ "Oxford Dictionary". The Oxford Dictionary (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2016. Marrë më 12 dhjetor 2016.
- ^ Castle, E.B. (1969). Ancient Education and Today. fq. 59.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Waddell, Helen (1968). The Wandering Scholars. fq. 25.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)