[go: nahoru, domu]

Jump to content

Johann Georg von Hahn

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Johann Georg von Hahn (181123 shtator 1869Jena) ishte diplomat austriak dhe albanolog.

Jeta

Lindi më 11 korrik 1811 në Frankfurt am Main. Më 1847 u bë Konsull në Janinë, më 1851 në Syradhë prej 1869 konsul i përgjithshëm në Athinë. Hani konsiderohet si themelues i studimeve mbi shqiptarët. Hani, gjatë shërbimit të tij si nënkonsul i Austrisë në Janinë, njohu drejtpërdrejt jetën, botën shpirtëore dhe historinë e shqiptarëve dhe të arbëreshëve të Greqisë. Hani kërkoi nëpër Shqipëri, përpos të tjerash, edhe lëndën për veprën e tij madhore në tri vëllime "Albanesische Studien" (Studime shqiptare), që u botua në vitin 1854. Aty Hani argumenton për herë të parë nga një pikëpamje multidisiplinare (historike, gjuhësore, etnografike, etj.), autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen ilire të shqiptarëve e prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe hedh idenë e prejardhjes së përbashkët "tireno-pellazgjiketë ilirëve, të epirotëve e të maqedonasve, të cilët, krahas grekëve dhe romakëve, formonin një degë të veçantë e të rëndësishme të lashtë. Ai ka mbledhur material në vend, mësoi gjuhën shqipe dhe dëshmoi përkatësin e shqipes si gjuhë e familjes indoevropjane. Në anën tjetër, teza e tij, u shfrytëzua me efikasitet nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për vetëdijen kombëtare të popullit për argumentimin e së drejtës historike të shqiptarëve për autonomi e shtet të pavarur, që do të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët. [1]

Teza "pellazgjike" e prejardhjes së popullit shqiptar e shtruar nga Hani hulumtohet edhe më tej nga studiuesit e historisë dhe studiuesit tjerë. Për këtë qëllim arkeologët, filologët, antropologët, etnologët dhe historianët në Shqipëri, Austri, Gjermani, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Slloveni, e posaçërisht në Kosovë po studjoinë intesivisht dhe me metoda të reja, në mënyrë sistematike. [2]

Vepra

  • "Albanesische Studien", Bd. 1-3, Jena 1854, (Studime shqiptare), ribotuar nga Dion.Karavias, Athen 1981
  • "Griechische und albanesische Märchen", Bd. 1-2, Leipzig 1864, München/Berlin 1918 (Përralla greke dhe shqiptare)
  • "Reise durch die Gebiete von Drin und Wardar", Wien 1867 (Udhëtimi nëpër trojet e Drinit e të Vardarit)

Mirënjohjet

  • Gerhard Grimm, "Johann Georg von Hahn (1811-1869) - Leben und Werk", Wiesbaden 1964 (J.G. von Hahn - VEPRA)

Burime

  1. ^ Johan Georg Fon Hahn - Vëllimi :"Albaneische Studie" - (Studime shqiptare), u botua në vitin 1854, nxjerr nga Avni K. Këpuska, "Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autoktonë të Kosovës", fq.34, botimi i tretë, Prishtinë 2004
  2. ^ Qëndrimet dhe punimet e arkeologëve shqiptarë:
    - Muzafer Korkuti në referatin "A propos de la formation de l'ethice illyrienne", Tiranë 1972.
    - Selim Islami - Hasan Ceka: Nouvelles donnes sur l'antiquite illyrienne en Albanie, Studia Albanica 1/1964. nr. 1. fq. 91. etj. nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.34, botimi i tretë, Prishtinë 2004

Lidhje të jashtme