[go: nahoru, domu]

Jump to content

Pal Kurti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Pal Kurti
ProfesioniLord feudal
Njohur përLord i vilajetit Pavlo-Kurtik të Perandorisë Osmane, një nga të paktët feudalë të krishterë para-osmanë.
Titullisenyör (seigneur)
Military career
Në aleancë me Perandoria Osmane
Vite shërbimica. 1400–1432

Pal Kurti (serbisht: Павле Куртић, Pavle Kurtić; fl. 1431–1432) ka qenë një prijës arbëror apo serbo-arbëror, i cili mbante një vilajetSanxhakun e ArbëritPerandorisë Osmane. Zotërimi i tij qe midis lumenjve Erzen dhe ShkumbinShqipërinë e sotme.[1] Ndërsa ai ishte krishterë, ndër të paktët zotër feudalë të krishterë në perandori, djemtë e tij u konvertuan në Islam dhe mbanin tituj të ndryshëm zyrtarë në të gjithë perandorinë.[2][3]

Në shekullin e 14-të, pas mposhtjes së Perandorisë Serbe nga osmanët, Ballkani Perëndimor u shndërrua në një koleksion të shteteve të pavarura feudale. Pas Betejës së Savrës (1385) Perandoria Osmane thithi zonën e asaj që tani është Shteti i Shqipërisë. Si zyrtar në Perandorinë Osmane, Pal Kurti përmendet për herë të parë në defterin e parë osman (regjistrin zyrtar të Perandorisë) të Sanxhakut të Arbërisë, i datës 1431–1432.[2] Ai hyri në shërbimin osman pak pas vitit 1400,[4] dhe ishte një nga të paktët feudalë paraosmanë,[5] të krishterë së bashku me vëllain e tij Karl Kurti[2] Ai qeverisi vilajetin me të njëjtin emër (vilajetin e Pavlo Kurtik) një nga 9 vilajetet e krahinës së Arvanit-ilit deri në vitin 1466.[6] Në defterin 1431–1432, Pavlo Kurtik mbajti një timar prej 26 fshatrash në varësi të djalit të tij, Isait.[3] Termat tahvil dhe vilayet-i Pavlo Kurtik tregojnë se Pal Kurti e mbante rajonin përpara administratës osmane.[3] Djemtë e tij u konvertuan në Islam dhe u bënë subaşı, një titull mbretëror ose administrativ në Perandorinë Osmane të nënndarjeve të ndryshme osmane në të gjithë Shqipërinë osmane.[3]

Shënimet
  1. ^ Škrivanić 1959, p. 86
  2. ^ a b c Hrabak, (në serbisht), Међу ретким феудалцима хришћанима има у том попису и словенских (српских) имена. Најпознатији je био Павле Куртић (5), који je управљао целом једном облашћу (вилајетом) (86); његов син Мустафа, међутим, већ je примио веру завојевача (59). {{citation}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d İnalcık 1953, p. 37 (Expand)
  4. ^ Kiel 1990, p. 155
  5. ^ İnalcık 1995, p. 22: "Pavlo Kurtik (Kurtić)(Albanian: Pal Kurti) [was] among these feudal lords"
  6. ^ Kiel 1990, p. 20
Referimet